Categories Lajme

Itali, shuhet në aksident 19 vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar banues në Arzignano, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u aksidentua të dielën teksa udhëtonte me shokët në një makinë tip Lancia.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 10:00 teksa makina me 5 shokë po shkonte drejt Venezia-s. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në këtë mënyrë nga rruga dhe më pas është përplasur me një barrierë betoni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, përplasja nuk ka qenë shumë e fortë, por gjithsesi i ka shkaktuar dëme të rënda 19-vjeçarit shqiptar.

Kete të hënë  zemra e 19-vjeçarit pushoi së rrahuri. Autoritetet po vijojnë h etimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Policia u lajmërua për aksidentin nga një motorist, i cili e ka pasë me sytë e tij përplasjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME