Categories Lajme

‘Italia do të njohë lejet shqiptare të drejtimit’, Rama jep lajmin: Pas kësaj, marrëveshje dhe për pensionet në vendin fqinj

Italia do të njohë lejet e drejtimit shqiptare, ndërsa këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama nw rrjetet e tij sociale.

“LAJM I MIRË- Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithëve që punuan me durim për të arritur këtë marrëveshje. Tani ecim para për marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, që qytetarët shembullorë të nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe kontribuar për ekonominë italiane për shumë vite,”-shkruan Rama.

Më 5 mars, kryeministri Edi Rama ishte në Itali, ku në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

“Nuk kam më për të shtuar, por meqë këtu janë tërë këta gazetarë dhe meqë prej javësh më kanë bombarduar me pyetje, shpresoj që ambasadori të më falë për këtë shkelje të protokollit, dua t’i shfrytëzoj këto sekonda për t’i kërkuar Luigit që të kujdeset për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, sepse kanë ngecur keq në korridoret mjaft të veçanta të burokracisë italiane”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME