Categories Lajme

Italia ndërmerr masa të reja kufizuese për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Italia lajmëroi sot kufizime të reja për udhëtimet gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, që kanë për qëllim të kufizojnë përhapjen e Covid-19 në vendin evropian që u godit i pari nga pandemia. Rregullat e reja, së bashku me një shtetrrethim ekzistues dhe rregullore të tjera tashmë në fuqi, synojnë të frenojnë qarkullimin në të gjithë vendin gjatë periudhës festive duke kufizuar numrin e grumbullimeve. “Nëse e ulim vëmendjen tonë tani, vala e tretë është pranë”, i tha parlamentit të mërkurën ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza.

Udhëtimet mes rajoneve të Italisë do të ndalohen nga 21 dhjetori deri më 6 janar, me njerëz të ndaluar të udhëtojnë jashtë qyteteve të tyre në 25 dhe 26 dhjetor dhe 1 janar. Dekreti përfshin “rekomandimin e fortë” për të shmangur pritjen e atyre që nuk jetojnë së bashku.

Rregullore të tjera që do të firmosen sot pritet të mandatojnë një karantinë 10-ditore për ata që mbërrijnë në Itali nga vendet e tjera, duke filluar nga 20 dhjetori. Masa është pjesë e planit për të parandaluar italianët që të udhëtojnë në pistat e skive që janë ende të hapura në vendet fqinje të BE.

Baret dhe restorantet pritet të qëndrojnë të mbyllura në rajone në zona të kuqe ose portokalli. Mbyllja aktuale e orës 18:00 në zonat e verdha mund të mbetet në fuqi, ashtu si shtetrrethimi në mbarë vendin pas orës 10:00.

Qeveria po debaton nëse do të lejojë restorantet të shërbejnë drekë në Ditën e Krishtlindjes dhe 26 Dhjetor. Ministria e shëndetësisë në Itali raportoi 20,709 raste të reja të mërkurën dhe 684 vdekje, duke e çuar numrin e infektimeve në total në 1.6 milionë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME