Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Jani Trëndafili, personit të cilit dy ditë më parë iu gjet një arsenal i madh armësh luftarake në banesën në fshatin Dhrovjan të Finiqit. Ditën që u zhvillua aksioni policia mundi të arrestonte në flagrancë të birin 37-vjeçar të Trëndafilit, Mihal Trëndafilin. Policia njoftoi se në banesën e tyre u gjetën 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220. Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Dhrovjani”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. P., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.