Categories Lajme

Iu prenë duart nga bashkëshorti, GJEDNJ dënon Rusinë për rastin “Gracheva”

Rusia është urdhëruar të paguajë më shumë se 370.000 Euro dëmshpërblim ndaj një gruaje, duart e së cilës u prenë nga bashkëshorti. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut tha se Rusia kishte dështuar në parandalimin e dhunës familjare dhe e urdhëroi të kompensonte 4 gra të sulmuara brutalisht, mes tyre Margarita Gracheva. Margarita Gracheva u rrëmbye nga burri i saj në vitin 2017, i cili e çoi në një pjesë të shkretë të një pylli dhe duke e akuzuar për tradhti, i preu të dyja duart me sëpatë. “Më tha: ‘Vendosi të dyja duart në trungun e pemës!’ Unë qaja, ulërija, i përgjërohesha. Ai më tha të vështroja gjëkundi dhe nisi të m’i priste të dyja duart”, rrëfen nëna e dy fëmijëve. Ligjet për dhunën familjare në Rusi janë zbutur rreth vitit 2017 nga Presidenti Vladimir Putin. Sulmet kur viktima nuk përfundon në spital nuk trajtohen më si raste kriminale dhe masat ndëshkuese janë pakësuar. Në rastin e Margaritës, një muaj përpara ngjarjes së llahtarshme, ajo ishte kërcënuar me thikë, ndërsa çdo gjë kishte nisur me abuzimin fizik, për të cilin bashkëshorti u ndëshkua me një gjobë prej 10.000 rublash (150 Dollarë).

Aktualisht, bashkëshorti i Gracheva, Dmitry, ndodhet në burg, i akuzuar për kërcënime me vdekje, dhunë dhe dëmtim të rëndë fizik. Ai nuk lejohet të takojë fëmijët dhe e ka pranuar veprën e tij të përbindshme për të cilën është dënuar me 14 vite burgim.“Dora ime e majtë ishte ende në pyll. U gjend më vonë, e copëtuar dhe me kocka të thyera në 8 vende. Kam bërë transplant lëkure dhe venash”. Doktorët e qepën dorën e majtë të  Margarita-s gjatë një operacioni që zgjati 10 orë. Më pas, njerëz nga e gjithë bota dhuruan 65.000 Dollarë, me të cilat ajo mundi të kishte një dorë bionike që iu vendos në anën e djathtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME