Categories Bota, Lajme

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Trump, ka vdekur në moshën 73-vjeçare

Ish-bashkëshortja e ish-presidentit Trump, Ivana Trump, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-presidenti Donald Trump, në rrjetin social “Truth Social”.

73 vjeçarja është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Manhattan, pasditen e kësaj të enjteje. Mediat amerikane shkruajnë se Policia iu përgjigj thirrjes së një personi në arrest kardiak në orën 12:40.

Vdekja nuk konsiderohet e dyshimtë dhe zyrtarët thonë se ajo duket se ka vdekur për shkaqe natyrore. Ish-presidenti Trump tha se ishte i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-bashkëshortes, duke e cilësuar atë si një grua të mrekullueshme.

“Jam shumë i pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York City. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë aq krenarë. prehu në paqe, Ivana!”

Po ashtu, edhe Familja Trump lëshoi një deklaratë që konfirmoi vdekjen. “Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Ivana Trump”, shkruhet në të.

“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme — një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme. Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend.”

Ivana Trump u martua me Donald Trump në 1977 dhe mbajti poste kryesore menaxheriale në Organizatën Trump. Martesa e tyre e trazuar dhe divorci u bënë objekt i interesit publik mbarëbotëror, pasi lidhja e Donald Trump me Marla Maples u bë publike dhe ndarja e tyre u finalizua në vitin 1992.

Pas divorcit, ajo zhvilloi linjat e saj të veshjeve, bizhuterive dhe produkteve të bukurisë. Ajo ishte autore e disa librave, i fundit i quajtur “Raising Trump”, dhe gjithashtu shkroi një rubrikë këshillash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME