Categories Lajme

Izraelitët sjellin prova që ‘gozhdojnë’ Ervis Martinajn, konflikti në Bllok nuk ishte i rastësishëm

Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrasjen në Bllok të ndodhur më 4 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whats app dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. E pikërisht me viktimën por edhe disa miq të tjerë duket se ka komunikuar 36-vjeçari Martinaj. Gazetarja Lala duke cituar burime nga prokuroria, raportoi se kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.

“Por zhvillimi tjetër nga hetimet për vrasjen në Bllok të shokut të Vis Martinaj është fakti se Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike nga shteti i Izraelit. Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna që mund të konsiderohen si ‘minierë ari’. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë. Prokuroria do këmbëngul që Martinaj të mbetet në burg pasi sipas saj ka prova të forta”, raportoi gazetarja Lala.

Aktualisht për ngjarjen janë të shpallur në kërkim disa persona. Bëhet fjalë për Ervin Matën, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME