Categories Lajme

Ja rrugët që duhet të përdorin automjetet për të hyrë e për të dalë nga Tirana

Ditën e sotme, ish-Sheshi “Shqiponja” është bllokuar tërësisht për automjetet dhe ka nisur punimet, gjë që ka shkaktuar trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit. Ndonëse ka rrugë dytësore për të hyrë apo dalë nga Tirana, lëvizja e shtuar e makinave ka shkaktuar një kaos të vërtetë.

Drejtuesit e Policisë Rrugore dhe ARRSH kanë sqaruar se zona e Doganës do të mbetet e bllokuar për katër muajt e ardhshëm kur punimet për kenë përfunduar krejtësisht. Qytetarët që vijnë nga jugu të përdorin Rrugën e Elbasanit për të hyrë në Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja dhe nga Durrësi të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

Ndërsa në rrugën e Doganës do të kenë akses vetëm ambulancat që vijnë për raste urgjence.

Prej kohësh ndërtimi i Unazës së Madhe ishte shndërruar në një stres për trafikun e kryeqytetit, i cili në mëngjes dhe në mbrëmje rezultonte më i rënduar se në orët e tjera të ditës. Kujtojmë se ka pasur përplasje të forta për shembjen e banesave, një pjesë e të cilëve janë shpronësuar dhe një pjesë jo për shkak të mungesës së legalizimit të pronës. Megjithatë qeveria mori vendimin që të vijojë punimet dhe historia e Unazës së Madhe të marrë fund një herë e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME