Categories Lajme

“Jam ndjerë më afër Jezusit”! George Frendo shërohet nga Covid: Jam gati për Krishtlindjen

George Frendo  në një mesazh të shpërndarë për mediat, ai shprehet i gëzuar që do të vijojë përgatitjen për Krishtlindjen. Periudhën e vështirë që kaloi nga virusi, Frendo e cilëson si eksperiencë të dhimbshme, ku thekson se është ndjerë më afër Jezusit. “Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim. Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.

Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulezim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë! Falenderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielen me 6 dhjetor. Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time” shkruan George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë Durrës.

Pas infektimit me koronavirus, George Frendo fillimisht u trajtua në shtëpi më pas te Sanatoriumi, por duke parë gjendjen mjekët e transportuan në Itali, ku u mjekua në spitalin e Barit dhe arriti që të fitonte luftën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME