Categories Lajme

“Jam rëndë, vuaj nga zemra”, Koka kërkon lirimin nga burgu dhe zëvendësimin me masë tjetër sigurie

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i është drejtuar gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë. Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa sigurie arrest me burg, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, ka kërkuar zëvëndësim të masës së sigurisë për këtë të fundit. Kërksa do shqyrtohet në muajin shtator nga Gjykata e Posaçme, që do vendosë nënse do e pranojë apo jo kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie për inceneratorin e Fierit.

Koka i ështe drejtuar gjykatës për zëvëndësim mase me argumentin se ai është në gjëndje të rendë shëndetësore, pasi vuan nga zemra. Aktualisht ai është në spitalin e burgut. Një tjetër argument për masë më të butë, është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit.

Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndartimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish ministri ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij. Ndaj ish ministrit të Mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”. Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa më pas spak kërkoi ndaj tij masë arrest me burg pasi dyshohet si i përfshirë edhe në inceneratorin e Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME