Categories Covid-19, Lajme

Japonezët zhvillojnë vaksinën që e bënë njeriun e “pavdekshëm”

Shkencëtarët në Japoni pretendojnë se kanë bërë një hap para sa i përket jetëgjatësisë së njeriut, pas testimit të suksesshëm të vaksinës kundër qelizave që i kontribuojnë plakjes. Hulumtuesit e Universitetit Juntendo në Tokio, kanë njoftuar se këtë e kanë arritur gjatë hulumtimit laboratorik mbi minjtë, transmeton Telegrafi.

Ata sugjerojnë që kjo vaksinë do të mund të ndikonte pozitivisht në gjendjen shëndetësore dhe të parandalojë procesin e plakjes. “Mund të presim që vaksina të përdoret kundër aneurizmave, diabetit dhe problemeve tjera shëndetësore që shkaktohen nga plakja”, tha Toru Minamino, profesor në Universitetin Juntendo të Tokios.

Shefi i laboratorit për studimin e kancerit dhe plakjes në Universitetin e Leicesterit, dr. Salvador Macip, theksoi se testet e mëparshme laboratorike në minj kanë treguar se është e mundur të parandalohet përhapja e qelizave të plakjes nga 15 deri në 35 për qind. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar se për sa kohë mund të zgjasë kjo jetëgjatësinë.

“Është një çështje shumë interesante për të cilën nuk ka asnjë qëndrim unik. Disa besojnë se ekziston një lloj kufiri sa i përket jetëgjatësisë – supozohet se janë 130 vjet. Por, disa tjerë besojnë se pavdekësia është akoma e mundur”, shtoi Macip. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME