Categories Lajme

Java nis me diell, por çfarë sjell pasditja e sotme

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të territorit, por pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Jugore dhe Qëndrore do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe varnësirave kalimtare. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të jenë Brigjet e detit të Zi. Po ashtu në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shumta do të jetë Veriu dhe Lindja e kontinentit Europian.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë vendin, duke sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Por në orët në vijim vranësirat do të shpeshtohen duke gjeneruar momente të pakta me pika shiu në skajin Verior.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin e MV, por kryesisht në zonat Verilindore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë MV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME