Categories Lajme

“Jemi policia e shtetit, duart lart”, grabitje si nëpër filma në Vlorë

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë, ku 4 persona të veshur si policë tentuan që të vjedhin një banesë.

Kjo është hera e dyta që familja Caushaj në fshatin Hadëraj të Selenicës bie pre e grabitjeve. Edhe ditën e shtunë kjo familje është tentuar që të grabitet, ndërsa dy banesat e vëllezërve janë pranë njëri tjetrit.

Vëllezërit Caushaj thonë se njërin prej grabitësve e kanë njohur, pasi është banor i zonës, ndërsa të tjerët kanë qenë shok të tij. Të dielën grabitësit kanë shkuar me armë, dhe i kanë terrorizuar duke u thënë se ishin Policia e Shtetit, dhe me armë kanë hyrë për të kontrolluar në banesë, duke shkaktuar frikë te familjarët.

Grabitësit i kanë vendosur prangat  të zotit të shtëpisë dhe e kanë goditur me qytën e pistoletës. Djali i Fidel Caushajt i ka ndjekur me makinë ggrabitësit, të cilët duke qenë se kanë tentuar të largohen me shpejtësi, kanë rënë në greminë se bashku me makinën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME