Categories Lajme

“Jo e kam radhën unë, jo e ke ti”- Rama tregon si do të merren shërbimet në banka

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për mediat se ka ardhur koha të transformohet shërbimi bankar që t’u jepet fund radhës së qytetarëve që presin pas dere kur mund të mbarojnë punë online.

Rama deklaroi se radha në banka është konsum energjie dhe nervash i kotë për sa kohë shërbimi mund të merret pa qenë nevoja që qytetarët të dalin nga shtëpia.

“Shqipëria merr një vlerësim tejet të ulët për Icomers. Kur vjen puna tek bankat jemi të fundit.

Në rajon se në pjesën tjetër po se po. Dhe të jemi shumë realistë. Kjo është një mospërputhje shumë dramatike me aspektin tjetër të gjithë punës së sistemit bankar dhe me vetë qëndrueshmërinë e një sistemi bankar të konsoliduar dhe shumë profesional, Por radhët në dyer e bankave që në saba me njerëz që i orienton një roje aty jashtë nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit ku jetojmë.

Jemi këtu për të thënë që Shqipëria nuk mund të jetë një vend aq të lartë në klasifikimin e përgjithshëm duke lënë pas edhe vende të zhvilluara. Kjo është mrekullia e teknologjisë që i jep mundësinë një vendi në zhvillim të bëjë kapërcime të mëdha. Nga ana tjetër jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave.

Çdo muaj dhe saktësisht në datën 14 shumë sipërmarrje shkojnë në banka për të paguar TVSH. Çdo datë 20 shkojnë në banka për të paguar sigurimet shoqërore të punonjësve. Është një konsum energjie dhe nervash dhe një konsum imazhi për vite e vite të shkuara. Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave, jo e ke radhën ti, jo e kam unë.

Ndërkohë duke qenë se qytetarët sot kanë gjithë këtë akses të lehtë dhe shpejtësi në marrjen e shërbimit nga E Albania është normale të ankohen gjithmonë e më shumë për bankat. Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti, debiti ose online banking të shkojë të dera e bankës për të paguar për një shërbim publik.

Njësoj si me E Albania mund të kryejë pagesën aty dhe kjo t’i konfirmohet në kohë reale. Ky është një transformim që nuk është koha ta diskutojmë por ta bëjmë”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME