Categories Lajme, Politike

“Jo tigri, jo elefanti…”/ Ahmetaj acarohet me Bashën: Të lutem shumë me mua ruaj etikën

Fjalori i përdorur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka acaruar zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i fundit ky që i ka kërkuar të respektojë etikën e të folurit.

“Në diskutim me mua ruaj etikën se edhe unë e ruaj edhe kur ju e humbisni. Unë flas me kolegët ti vazhdo punën tënde. Unë se humbas etikën asnjëherë edhe kur ju thoni jo tigri, jo elefanti etj, etj,”, tha Ahmetaj.

Më herët Basha disa herë iu drejtua Ahmetajt duke i thënë “tigër”, “çirak”, ndërsa Ramën ‘usta’.

“Kujt t’i djegë le ta mbajë s’kam ndërmend të harxhoj kohën me çirakun, duke qenë se ustai u largua. Qytetarët do vazhdojnë të pyesin si ka mundësi që nuk u ngopët duke i bërë dëme familjeve shqiptare. Zgjidhja afatgjatë për jetët e tyre është zhdukja e një tjetër takse.

Kjo është taksa e korrupsionit, një gangrenë që e ndjen çdo shqiptar, e ka çdo raport ndërkombëtar, ndaj të zhdukim taksën më të rëndë për shqiptarët bashkë me propozimin tonë për uljen e TVSH. Lërini dënglat e atij që e di që propozimi ynë është në përputhje me opinionin e Venecias dhe të votojmë vettingun në politikë”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME