Categories Covid-19, Lajme

Jo vetëm Pipero, mjekët dhe infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të Covid-it

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me Covid-19, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi. Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit. Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al se mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës. Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë.

Megjithatë gjithçka e ka një shpjegim. Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se që të quhesh i mbrojtur nga vaksina e Pfizer duhet së pari të marrësh të dy dozat me një afat kohor tre javë larg njëra tjetrës. Alimehmeti shpjegon se vaksina në 10-12 ditët e para nuk është në lojë, pra personi që i është injektuar mund të quhet në këto ditë i pavaksinuar. Gjithashtu, me një dozë mund të quhet vetëm 33% i vaksinuar. Ndërkohë që edhe studimet për Pfizer tregojnë se fakti që ke marrë vaksinën nuk do të thotë se personi nuk infektohhet pasi vaksinimi të mbron 94.7% për rastet e rënda të sëmundjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME