Categories Lajme

Ka ditëlindjen, kryeinfermierja e kalon duke u shërbyer pacientëve me Covid-19 tek Infektivi

Ana Luca sot feston ditëlindjen, megjithatë është duke u shërbyer pacientëve me Covid-19. Ajo është kryeinfermiere tek Infektivi duke u përballur me situatën me kurajo dhe guxim, sipas asaj që shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të tijin në Facebook. Rama e ka uruar Anën, në emër të të gjithëve duke e cilësuar si një prej heronjve të mjekësisë

Postimi i plotë: “Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira.” /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME