Lajme

“Ka ndihmuar femrat afgane”, Rama takon gazetaren: Nder të punosh me Yalda Hakim

Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC, Yalda Hakim këtë të dielë. Kreu i qeverisë ka publikuar në Twitter një foto krah gazetares teksa i shpreh mirënjohjen. Ai thotë se është nder të punosh me njerëz të tillë që ndihmojnë qytetarët afganë të evakuohen nga vendi i tyre dhe të ndihen të mirëpritur në Shqipëri.

“Një nder të punosh krah për krah gazetares së BBC, Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë që kanë ndihmuar në evakuimin e fëmijëve, grave e burrave nga ferri në Afganistan dhe t’i bëjnë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë, ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re dhe ne do ta bëjmë sëbashku” – shkruan Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: