Categories Lajme

Ka qenë në lidhje me Florin, Stresin dhe Xhuljon? Fifi sheshon të gjitha thashethemet

Fifi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Roped ëith Olsi”, ku ka folur rreth shumë detajeve mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Sikundër e dimë i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, Olsi e pyeti nëse do hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për tu zhvendosur në Kosovë ose Gjermani. Duket e bafsishme, por ajo u përgjigje pozitivisht, duke thënë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehej. Ndër të tjera, aktori i mirënjohur “e ka ngacmuar” edhe rreth emisionit “Shiko kush luan”, ku ajo merr pjesë prej disa sezonesh, duke e pyetur nëse do largohej për një pagë më të mirë.

Autorja e hitit “Zhurmë” tha se paratë nuk janë gjithçka, por marrëdhënia mes njerëzve dhe dashuria që gjen në vendin e punës. Pra, për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga emisioni. Jam shumë e familjarizuar me  ekipin, stafin edhe nuk të bën parja njeri. As me pare s’mundesh me ble shoqëri, as me pare s’mundesh me ble njerëzit. Mundesh me ble rroba, por jo njerëz të mirë, që duan të jenë aty. Ndër të tjera asaj ju bë edhe një lojë, ku i duhej të zgjidhte mes 3 personave dhe papritur në ekran u shfaqën: Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj Xhuljo, kurse pyetja ishte “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke patur një romancë?”

“Sipas portaleve me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam patur asgjë. Por, e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok i imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Fifi. Fifi ishte e pranishme të shtunën e shkuar në “Shiko kush luan” dhe gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale. Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “straçiatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

Ndërkohë në “after party”-un e Luana Vjollcës, këngëtarja ka zbuluar disa detaje të tjera nga lidhja e saj e shumëpërfolur. Kur u pyet nëse është single apo në lidhje, ajo u shpreh se është në një marrëdhenie të komplikuar. Më tej Fifi tha se ajo e do më shumë partnerin e saj dhe ndoshta kjo duhet të jetë dhe arsyeja pse e cilëson lidhjen të komplikuar. Kur u vendos mes zgjedhjes së një doktori apo një bad boy (djal i keq), këngëtarja zgjodhi këtë të fundit, por ne nuk e dimë nëse i dashuri i saj i zemrës është i tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME