Categories Lajme

Kakavijë, Sekuestrohen 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, detaje

Një aksion i madh antidrogë po zhvillohet në Kakavijë nga Policia Kufitare, Frontex dhe specialistët e N arkotikëve, ku deri më tani janë sekuestruar 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, katër k allëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Policia njofton se vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve, të cilët kanë mundur të largohen, duke përfituar edhe nga moti i keq me shi dhe mjegull.

Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës, në bashkëpunim me Frontex-in dhe specialistët e N arkotikëve në DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kufitare, se tre shtetas po transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek, kanë koordinuar veprimet, duke krehur zonën në një perimetër të gjerë.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, shërbimet e Policisë kanë parë nëpërmjet dylbive, tre shtetas që po transportonin dy çanta në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtyre shtetasve, të cilët sapo kanë diktuar se po i ndiqte Policia, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar edhe nga moti i keq me shi e mjegull janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit.

Shërbimet e Policisë kanë lajmëruar menjëherë shërbimet homologe greke dhe vijon krehja e zonës në një perimetër të gjerë, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit në çanta, gjeti 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva, me peshë totale 44.5 kg, 4 kallëpë me lëndë plasëse të llojit C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME