Categories Lajme

Kallashnikov, pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Pëllumb Dervishi 46-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës në kryqëzimin në Rrugën e Qelqit. Gjatë kontrollit në automjet atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Më pas gjatë kontrollit në banesë policia i ka gjetur një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive, municion luftarak dhe një automjet.

Vihet në pranga 46-vjeçari që i posedonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas po lëvizte me armë zjarri në automjet, në kryqëzimin në Rrugën e Qelqit, si dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i automjetit të dyshuar. Në rrugën “Altin Basha”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– P. D., 46 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Thoma Koxhaj”, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME