Categories Lajme

Kalo: Ajri i ndotur shkakton viktima, si mjek më duhet të bërtas sa e çmuar është jeta ime

Mjeku Tritan Kalo thotë se nuk duhet të dëmtohet cilësia e ajrit që thithin qytetarët. Përmes një statusi në ‘Facebook”, ai shprehet se si mjek i duhet të bërtasë dhe kujtojë se jeta e tij dhe bashkëqytetarëve është e çmuar, duke kujtuar se ajri i ndotur shkakton në botë qindra mijëra viktima dhe probleme me shëndetin.

Postimi i plotë i Tritan Kalos: Kohë kovidiane….9.06.2021…. Mirmëngjes e ditë të mbarë kolegë, miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas në dhe jashtë Trevave Arbërore…

Dëshirën e të ecurit në mëngjes rrugëve të Tiranës, kënaqësinë e aromës së lulëzimit të blirave të shumtë, t’i largojnë së paku dy elementë jo pak lëndues të cilësisë së jetës në Kryeqytetin e Shqiptarëve: 1- ajri i ndotur që ne thithim në mushkëritë tona, tashmë të transformuara në “depozita” të grimcave të shumëllojta në madhësi e në dëmprurjen afat shkurtër e afat gjatë të shëndetit tonë, dhe 2- ndërtimet vënd e pa vënd që kanë mbirë sidomos vitet e fundit, të cilat kanë bllokuar qarkullimin e ajrit në përputhje me “koridoret ajrore”, dikur para 1992 të mirë studiuara dhe të mirë respektuara gjatë ndërtimeve të kohës, pa folur shumë për qafëdhimbjen të cilën ato të shkaktojnë kur dëshiron ti shikosh nga poshtë-lart, as për mbylljen e horizonteve për këdo nga ne të mësuar me ndërtimet sizmologjikisht të lejuara 5-8 katëshe të Tiranës,

POR duke këmbëngulur vetëm e vetëm për cilësinë e ajrit, të cilin përpos ndotjes prej makinave të panumërta që lëvizin, atë po e mbindotin pluhurat e ndërtimeve të pafundme në të.

Na u premtuan me bujë para “Mandatës” së parë të zotit/ shokut Erion Veliaj se nuk do të jipeshin më leje ndërtimesh në Tiranë si dhe do të anulloheshim ato të dhëna deri në atë kohë…. Ndodhi krejtësisht e kundërta….

U dhanë e po jipen qindra leje ndërtimi…. Po ndërtohet kudo dhe në lartësira e volume marramendëse, ndërkohë që shkelen rregullat e Urbanizimit të qytetit edhe ashtu të pa respektuara si dhe sa duhet nga paraardhësit e tij….

NE nuk jetojmë në vilat tuaja në rrethinat e Tiranës, ku jeni përpjekur të mos e lëndoni cilësinë e ajrit që thithin mushkëritë tuaja dhe të familjarëve tuaj, POR kemi lindur e jetojmë në zemër të Kryeqytetit të Shqiptarëve dhe prej dhjetra vitesh i përjetojmë si ndryshimet pozitive të tij, po ashtu edhe ndërhyrjet e pavëndta të bëra në të….

Si mjek, si qytetar, si prind, si taksapagues më duhet të “bërtas” dhe t’ju rikujtoj se jeta ime, jeta e të gjithë bashkëqytetarëve të mi është jo më pak e çmueshme se e juaja….Ajri i ndotur shkakton kudo në Botë edhe në Shqipëri dhjetra, qindra e mijra viktima ose lëndime invalidizuese të shëndetit të shumë e shumë të tjerëve….

Ne jemi përherë këtu në “vijën e zjarrit” të luftës me “armikun e padukshëm”, “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, në Përkujdesje të shëndetit të bashkëkombasve tanë me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë, ndaj mos e “dëmtoni”/“rëndoni” këtë luftë me “dëmet kolaterale” të ardhura tashmë shëndetit tonë prej ndotjes progresive të ajrit….”ËSHTË KOHA PËR PUNË”(ER) në dobi të komunitetit kryeqytetas, mqse fushata zgjedhore tashmë ka shumë javë që ka përfunduar për të gjithë….Together forever!!!
N.B.: #Ripostimi lejohet vetëm me pëlqimin e autorit….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME