Categories Lajme

‘Kam krijuar ilaçin anti-covid’, mjeku shqiptar i habit të gjithë: Është provuar në mbi 100 persona

Profesori Gëzim Boçari ka krijuar një preparat natyral dhe pretendon se arrin të kurojë korònavirusin duke shmangur përdorimin e antibiòtikëve. Në një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka thënë se është provuar në mbi 100 pácientë që e kanë kaluar Còvidin, por edhe tek të tjerë që e lùftojnë dhe i ka ulur temperaturën.

“Është një preparat natyral. Nuk ka substanca të zakonshme farmakologjike. Nëse i jepet të sèmurëve, bën një mrekulli. Që në 8 orët e para, e ul temperaturën poshtë 38 nëse është me 39-40. Dhe temperatura nuk ngrihet. Kështu e shmang nevojën për antibiòtikë dhe kortinòzik që dihet çfarë kòmplikacionesh bëjnë dhe efektet që do të kenë në të ardhmen.

Është bimore, e bazuar në mjekësinë alternative. Është në formë tretësire. Është solucion me pak yndyrë. Lindi mbi bazën e teknologjisë së mendimit. Toksiteti është zero. Kam vënë në dijeni të gjithë kolegët që janë në Komisionin anti Còvid.

Është përzierje e bimëve medicinale të prodhuara në Shqipëri. Në mushkëri, japin efektin e integratorit, të rritjes së imunitetit dhe e mbron ndaj virusit. Sa më herët të fillohet si aerosol, aq më i sigurtë është. Hidhet në aparat aerosoli dhe hidhet 1 ml dhe e bën lëngun në formë mjegulle.

Është provuar në mbi 100 pacientë që e kanë kaluar Còvidin. Ka qenë një arsimtare nga Kukësi që e kishte òksigjenin poshtë 80 dhe tani është përmirësuar. Unë kam ofruar që të provohet në spital dhe të nisin studimet klinike për këtë ngjarje”, tha mjeku Boçari.

Ndërsa Petro Gjoni, ish drejtori i Institutit Veterinar ka rrëfyer eksperiencën e tij me këtë preparat teksa ishte i infèktuar me korònavirus dhe përdorte aparatin e oksigjenit pasi ishte në gjendje të rènduar.

“Më 18 Gusht pata një rritje të temperaturës deri në 38 e gjysmë, dhimbje trupore, pak kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Nga vizita që bëra, mjeku patolog konstatoi një ngarkesë frymëmarrje dhe më rekomandoi të bëja testin për koronavirus, i cili rezultoi pozitiv. Vijova trajtimin dhe pata një farë qetësie trupore. Megjithatë, gjendja nuk ishte e mirë.

Pulsi ishte mjaft i lartë. Ishte i ulët niveli i oksigjenit, sa që nuk lëvizte për disa ditë me radhë nga 82-86 dhe përdora aparatin e oksigjenit. Dëgjova që doktor Boçari përdorte një preparat. E mora e provova çdo ditë dhe filloi gjendja të përmirësohej. Temperatura u ul, po ashtu pulsi arriti nivelet normale dhe u stabilizua oksigjeni. Krahas këtij mjekimi, vazhdova dhe dietën sipas rekomandimeve të doktorit”, rrëfeu Gjoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME