Categories Lajme

“Kam shpikur ilaçin për Covid”, shisnin ujë me klor 200 mijë lekë…

Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua aksioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën shtetasit: Frederik Frroku, 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi Henri Frroku, 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi Frederik Frroku, nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi. Në kuadër të operacionit u kap në një lokal, nipi i shtetasit Frederik Frroku, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Po në vijim të aksionit u bë kapja edhe e shtetasit Frederik Frroku. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi Frederik Frroku, pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit Henri Frroku, i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19. Në banesën e shtetasit Frederik Frroku janë gjetur në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME