Categories Lajme

“Kam zgjedhur të duhurin”, Halili: Kam besim te Shehi. Kontrata? E pafundme

Këtë mesditë në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” është prezantuar trajneri i ri i Tiranës, Orges Shehi. Pranë ish-teknikut të Skënderbeut e Kukësit ishte edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili mori fjalën i pari dhe shpjegoi zgjedhjen e bërë. “Gjatë gjithë kësaj periudhe për fat të keq nuk kemi ecur mirë. Nuk mund të rrimë pa trajner dhe mendoj se kam zgjedhur të duhurin, pas shumë bisedave të bëra. E njoh, është një kampion, me pak fjalë. Besoj se do të bëjë mirë edhe te ne si trajner.

Marrëveshja? Sot në klubin tonë kemi një situatë ku pikët janë të pakta. Ky është problemi më i madh. Për të tjerat jam optimistë prej skuadrës që kemi. Na ka munguar fati. Sa i takon kontratës, është e pafundme nëse ka rezultate të mira. Nëse gjërat shkojnë mbarë ai qëndron. Nëse jo, vjen trajner tjetër. Nuk mund të ndryshojmë trajner se humb një, dy apo pesë. Shpresoj ta vazhdojmë një rrugë të gjatë me Shehin. Objektivi? Ju e dini më mirë se unë, flas për ekipin tim. Besoj te skuadra, kemi 7 lojtarë kombëtaresh. Gjërat do t’i marrim një e nga një. Kemi punë shumë, me licencimin dhe infrastrukturën. Nuk kemi shumë fjalë të bukura për të thënë. Do flasim në fushë dhe do ecim përpara. Kjo besoj se është e treta e vërteta, siç ndodhi vjet.

Ndërhyrjet të trajnerët? Kam dëgjuar disa trajnerë që kanë folur. E dini vetë se çfarë kanë thënë. Nëse kanë thënë që ndërhyn, merreni të mirëqenë. Nuk jam i çmendur, jam shumë i kujdesshëm në këtë vendim. Nuk bëj dot marrëzira. Jemi njerëz dhe nuk është gjë e keqe të bëhen sugjerime. Puna bëhet në bashkëpunim. Na erdhi keq që e prishëm marrëveshjen me ish-futbollistin tonë (Dede). Në drejtim të klubit mendoj se kam bërë gjithçka mirë, duke nisur nga infrastruktura. Shumë shpejt shpresoj të vijë një lajm i mirë për punën që kam bërë dhe ato që kam thënë do i bëjmë. Kam bërë goxha mirë, nuk jam i penduar për largimin e një trajneri, kushdo qoftë. Kur humb, ata e pësojnë. Osmani ka bere një punë të mirë në merkato, bashkë me drejtorin, mua e sportistë të tjerë.

Jam i fokusuar tek akademia, por aty kërkohen trajnerë të kualifikuar. Ishin Devolli e Memelli, duhet shumë punë. Nëse shesim lojtarë të rinj, do i zëvendësojmë me ata të akademisë. Sot nuk fusim dot 7-8 lojtarë nga akademia dhe të kërkojmë titullin. Jo vetëm faji i trajnerëve? Nëse mungojnë financat, atëherë është problem. Presidenti plotëson kushtet. Në këtë drejtim jam në rregull, ju e keni parë vetë. Zhbllokuam merkaton në kohë rekord, sollëm lojtarë cilësorë. Nuk ka çfarë bën më mirë klubi. Nëse thonë që e bëj, por nuk ka vlera, nuk ka problem. Kam besim absolut, skuadra është aty.

Lojtarët? Nuk kam thënë se trajnerët nuk kanë bërë punë të mirë. Dede është rast i rrallë. Nuk kam asnjë koment për të. Lojtarët janë aty. Përgjegjësinë e diskutojmë tani që është grupi më i plotë. Torassa na ka munguar dy ndeshje, Batha ka dalë me të kuqe. Kanë marrë penalitete në drejtim të pagës, që u dhemb. Grupi është aty, edhe skuadra. Merkaton nuk e kemi bërë sipas qejfit. Grupi i lojtarëve është”, përfundoi Halili në fjalën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME