Categories Lajme

Kamera e fshehtë zbulon debatin, pse Enxhëlli donte të largohej nga ‘Love Story’

Teksa ka nisur puntata e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, java që shkoi ka qenë e shoqëruar me debate të forta mes vajzave, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë deklaratat e Enxhëll për konkurrentet e tjera. Në takimin e saj me Saimirin, Enxhëlli foli dhe komentoi prekjet dhe sjelljen e vajzave të tjera, gjë që nuk u prit fare mirë nga këto të fundit.

Kamera e fshehtë ka filmuar disa momente në prapaskenë, ku vajzat kanë debatuar me tone të larta me njëra-tjetrën, pikërisht për takimin e bukuroshes nga Gjirokastra. Më tej konkurrentet kanë replikuar me Enxhëllin në distancë, teksa janë intervistuar nga produksioni. Vivien: Për Enxhëllin jam pak e zhgënjyer sepse të tjera gjëra tha dhe të tjera gjëra bëri vet.

Enxhëll: Nuk besoj se bëra ndonjë gjë të ekzagjeruar që Vivien u zhgënjye nga unë, më vjen keq që Vivien tha këtë por gjithësesi, unë po i’a lë të gjitha kohës. Albana: Sa i përket takimit me Enxhëllin, më duket një person inkoherent. Hiqet para publikut një gjë dhe është tjetër. I kam shumë inat njerëzit që janë inkoherent dhe tregohen për atë që nuk janë.

Enxhëll: Albana mua nuk më njeh fare se kush jam unë dhe nuk e kuptoj se nga doli në atë përfundim. Të lutem mos dil në përfundime sepse po ta them sinqerisht që do zhgënjehesh më vonë.  Silvana: Për sa i përket takimit me Enxhëll, nuk më dha asnjë pikë ndjesie, nuk e di, është mendimi im personal. Sipas meje nuk kanë fare kimi.

Xhesi: Sa i përket takimit me Enxhëllin, romanticitetin që do ta kisha ndjerë në një situatë tjetër, ma prishi pak fakti që ishin përmendur gocat e tjera, që në një takim nuk kanë përse përmenden. Enxhëll: Fundja unë këtu kam ardhur për Saimirin, nuk kam ardhur as për miqësi, as…nuk e di, vetëm për Saimirin. Drita: Suela po jepte shumë prekje, ndërkohë që Saimiri jo dhe aq dhe mendoj që një femër nuk duhet ta prekë aq shumë mashkullin. Suela: Drita kur ta ketë takimin me Saimirin le të mbajë jo një metër, por tre metra distancë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME