Ditën e sotme tre të mitur kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në Kamzë rreth orës 14:35. Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti me drejtues Xh. Xh., me një automjet që drejtohej nga K. B. Për pasojë, automjeti i këtij të fundit ka dalë nga rruga duke lënduar tre fëmijë. Të miturit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Categories
Lajme