Categories Lajme

Kandidate për deputete? Silva Bino e përjashton: Jam shumë e lumtur me punën që bëj

Kryeministri Rama së fundmi ftoi drejtoreshën e infektivit, Najada Çomo të bëhet pjesë e politikës. Rama e prezantoi publikisht Çomon në ditën kur mjeku tjetër Tritan Kalo dha dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me akuza ndaj politikës për përdorim të bluzave të bardha. Shefja e Departamentit të Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP, Silva Bino e pyetur nëse e pret një propozim të tillë u shpreh se është shumë e lumtur me punën që bën.

Pyetje: Njëra prej kolegeve tuaja mori një propozim nga kryeministri. E prisni dhe ju një propozim të tillë?

Silva Bino: “Jo unë jam shumë e lumtur me këtë punë që bëj .

Përsa i përket problemeve me oraret e vaksinimit Bino tha se është e gjitha çështje organizimi dhe procesi i vaksinimit po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin.

“Është e vërtetë, kjo lidhet me organizimin lokal dhe sidomos me mjekët e familjes. Kjo është shumë e rëndësishme. Instituti ka dhënë udhëzimet e veta dhe Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani ne nuk kemi pasur vaksinime në pika të grumbulluara, pra vaksinimet janë kryer në qendra shëndetësore. Këto vaksinime po kryhen në pika të grumbulluara, pra për ne është shumë e rëndësishme organizimi, pra në qoftë se është një qendër shëndetësore duhet orari i caktuar në mënyrë që të ketë dhe një mirëkuptim me popullatën sepse askush nuk do ngeli pa vaksinuar.

Por, do kryhet çdo gjë me radhë sipas prioriteteve. Kjo që herë- herë ka grumbullime lidhet me organizimin e mjekut të familjes edhe me organizimin lokal. Kapacitete njësitë vendore i kanë dhe mendoj që kjo lidhet vetëm me organizimin e mjekut të familjes. Kjo është thjesht një fashë oraresh sepse vaksinat aty janë dhe ai që është planifikuar do vaksinohet. Asnjëri nuk do mbetet pa vaksinuar, pra nuk ka pse të kenë qytetarët frikë se do mbetet apo do t’ia zërë radhën dikush tjetër.

Natyrisht ne e diskutuam tani se si mund të përmirësohet kjo gjë në mënyrë që çdo gjë të jetë me rregull, mos ketë grumbullime. Se këta njerëz vijnë për t’u shëruar jo për t’u sëmurur.

Procesi i vaksinimit po kryhet më se në rregull, pra gjithkush që e ka marrë vaksinën duhet të jetë i sigurt që ka marrë një vaksinë të sigurt, është thjesht çështje organizimi që ne diskutuam dhe që natyrisht gjithnjë ka vend për përmirësim,” u shpreh Bino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME