Categories Lajme

Kanibalizëm mes udhëtarëve në kontejnerin që u nis nga Serbia? Ja dyshimet e autoriteteve

7 trupa të pajetë janë gjetur në një kontenier që ka mbërritur së fundi në Paraguaj dhe që ishte nisur nga Serbia. Dyshimet janë që trupat u përkasin emigrantëve të paligjshëm.

Patologia Rosa Romero tha për gazetën “Nasion” se ekziston mundësia që të ketë pasur raste kanibalizmi, që një nga njerëzit të “konsumojë” mish njeriu për shkak të mungesës së ushqimit, por që ajo do të jetë në gjendje ta konfirmojë këtë vetëm kur të jenë gati rezultatet e autopsisë. Romero gjithashtu tha se trupat ishin në gjendje shpërbërjeje, gjë që çon në përfundimin se ata vdiqën shpejt pasi kontejnerët u larguan nga Serbia.

“Nuk ka të bëjë me fëmijë, ka të bëjë me njerëz të rritur”, tha Romero, duke shtuar se ajo mendonte se ishin të rritur. Trupat u gjetën midis mbetjeve të plehut artificial, kështu që nuk përjashtohet që ata të kenë vdekur nga uria ose asfiksia. Shtatë kafka dhe mbetje njerëzore në një fazë të përparuar të kalbjes u gjetën në një nga gjashtë kontejnerët që transportonin plehra nga Serbia në Paraguai.

Një përfaqësues i ndërmarrjes që importoi plehun shpjegoi se mbetjet njerëzore u gjetën në kontejnerin e katërt që u hap dhe se ishin edhe dy të tjerë për të inspektuar. Ngarkesa u dërgua nga Serbia në korrik dhe nuk dihet ende nëse kishte një vulë mbrojtëse përpara se të hapej në lagjen Santa Maria në kryeqytetin paraguaian, Asuncion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME