Lajme

Kapen duke vjedhur hekura, dy të prangosur në Shkodër

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi akuzohen për vjedhje ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë 34-vjeçari me inicialet Gj.A., dhe 33-vjeçararja me inicialet E.D.(K). Kjo e fundit mësohet se ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “Mashtrimi”. Këta persona janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti.  Sakaq, një tjetër person me inicialet D.N., është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë velipojë arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. A., 34 vjeç dhe E. D.(K) 33 vjeçe, të dy banues në Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. N., banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, Velipojë, Shkodër, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti.

33-vjeçarja ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi”.  Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: