Categories Lajme

Kapet 59-vjeçari në Kashar, dogji ullinj e pemë frutore

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 59-vjeçar në Kashar, pasi dyshohet se ka djegur sipërfaqe të tëra me ullinj e me pemë frutore në Kashar. Sipas policisë, zjarri kishte përmasa të mëdha. Uniformat blu të kryeqytetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie.

Njoftimi i policisë: Tiranë Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore.

Arrestohet në flagrancë një 59–vjeçar, për zjarrvënien në fshatin Kashar nr. 2.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar nr. 2, në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, kishte rënë zjarr dhe për pasojë zjarri kishte dalë jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe më të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies, shtetasin K. Xh., 59 vjeç. Si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore, në pronësi të shtetasve D. Xh., Sh. K. dhe R. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  Policia e Tiranës apelon për të gjithë banorët e qarkut Tiranë, që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies apo të ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME