Categories Lajme

Kapet në Gjermani një 16-vjeçar shqiptar

Mediat franceze njoftojnë se një shqiptar 16-vjeçar u arrestua në Francë, si autor i vrasjes me thikë të një djaloshi afrikan 21-vjeçar më 22 shtator në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Sipas portalit francez “La Montagne”, shqiptari është arrestuar në Gjermani, mbrëmjen e së martës, më 6 nëntor.

Në fillim të tetorit, në Clermont-Ferrand, katër të rinj që kishin marrë pjesë në zënkën vdekjeprurëse dhe ishin arrestuar. Në këtë grup kanë qenë 3 të mitur të lindur në mes të viteve 2000 dhe 2001, dhe një i ri 20-vjeçar. Ndaj të gjithëve është ngritur padi.

Në atë kohë, prokuroria kishte konstatuar “a priori” se autorët e dyshuar të plagëve me thikë, nuk ishin pjesë e këtij grupi. Pas kësaj, u lëshua një urdhërarrest europian. Kjo solli në arrestimin e të dyshuarit kryesor në Gjermani, i cili ishte në arrati që nga sulmi vdekjeprurës. Ky i fundit duhet t’i paraqitet drejtësisë franceze. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në gjashtëdhjetë ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME