Categories Lajme

Kapitullimi/ Ushtria ukrainase hyn në qytetin strategjik, Ministria ruse e Mbrojtjes njofton tërheqjen e trupave ruse në Lyman

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka tërhequr trupat nga qyteti strategjik Lyman në Ukrainën lindore.

“Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Lyman në pozicione më të mira”, thuhet në deklaratën e publikuar në agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Krasnyi (Red) Lyman ishte emri i vjetër sovjetik për Lyman, ku forcat ukrainase thonë se kanë hyrë.

Rusia quan trupa “aleate” luftëtarët lokalë të mbështetur nga Moska. Që nga fundi i majit, trupat ruse e kanë transformuar qytetin në rajonin e Donetskut në një qendër kryesore logjistike për dislokimet e trupave dhe furnizimet me municione.

Qyteti është gjithashtu një qendër kryesore hekurudhore, që lidh rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në lindje dhe veri-lindje të Ukrainës.

Rreth 5.000 trupa ruse janë dislokuar në Lyman, dhe rimarrja e saj nga Ukraina do të ishte një nga disfatat më të rënda ushtarake të Rusisë që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt.

Kjo do të lejojë trupat ukrainase të pastrojnë plotësisht pjesën veriore të rajonit të Donetsk dhe të lëvizin më tej në rajonin fqinj Luhansk.

Të premten Vladimir Putin deklaroi se Donetsk dhe tre rajone të tjera të pushtuara ishin pjesë e Rusisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME