Categories Lajme

Karaburun, Mbytet peshkarexha, shpëtohen 3 marinarët

Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun. Siç raporton gazetari peshkarexha “Sirena Blu” kishte në bord 3 persona. Kjo peshkarexhë e Himarës ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm. Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa anija është mbytur në afërsi të gjirit te Gramës.

Dhërmi, Vlorë Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë. FaleminderitPoliciaeShtetit, Bashkëmëtësigurt

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME