Categories Covid-19, Lajme

“Karantina nuk ka sens”, mjeku Alimehmeti: Çfarë tregojnë studimet dhe kush është problemi më i madh në Shqipëri

Një muaj pas pikut të pandemisë, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë hyrë në fazën rënëse. Dr. Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog klinicist, krahason infektimet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut me ato në Kosovë dhe Itali, ku treguesit janë thuajse në të njëjtat nivele.

Por, Shqipëria ka aplikuar karantinën 14-ditore vetëm ndaj Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku infektimet nga Covid-19, si dhe incidenca 2-javore janë dukshëm më të ulëta sesa në Turqi, ku mesatarja ditore e rasteve pozitive llogaritet në mbi 59 mijë persona.

Një fakt të tillë e dëshmon qartazi grafiku i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku Turqia, Kosova, Serbia, Italia, Gjermania, etj. shtete në Europë, me të cilët Shqipëria nuk aplikon karantinën, janë shenjuar me ngjyrë më të errët.

Eksperti epidemiolog thotë se karantina nuk ka sens shkencor, pasi studimet kanë treguar se infektimet e importuara zënë vetëm 2% të infektimeve në rang shteti.
Mjeku analizon se problemi më i madh qëndron te pamundësia e qeverisë dhe e organeve ligjzbatuese për të kontrolluar karantinimin e të infektuarve aktivë.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME