Categories Lajme

Kë kishte planifikuar të vriste?! Kunati i Erion Alibejt pak para arrestimit: S’kam punë me makinat që gjeni rrugëve

“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to…”. Me këto fjalë iu është drejtuar Arben Spahiu, punonjësve të policisë që zbarkuan në shtëpinë e tij, pasi blutë e Elbasanit kishin zbuluar një automjet tip BMW, në lagjen Emin Matragjiu, te vendi i quajtur ish-Konservimi, brenda të cilit u gjetën armë dhe lënde djegëse dhe u dyshua se do të përdorej për atentat.

Arben Spahiu është kunati i Erjon Alibej, ky i fundit i njohur me nofkën ‘Krymi’, që ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për disa vrasje dhe është në konflikt të forta me vëllezërit Franc e Hajdar Çopja. Spahiu do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Arsen Precin, gjykata caktoi masën e arrestit me burg me afat 60 ditor.

Në dosjen hetimore që thuhet se “Arben Spahiu jeton disa metra larg vendit ku është gjetur automjeti dhe rezulton se kishte dijeni për automjetin BMW X6”. Por ai u arrestua vetëm në momentin, kur një punonjës i pastrimit, zbuloi në koshat e plehrave, një çantë brenda së cilës kishte armë, kapele, dokumente dhe sende të tjera.

Prokuroria thotë se në në çantë u gjet edhe çelësi i automjetit të markës BMW X6, si dhe një pasaportë dhe një leje drejtimi greke në emër të shtetasit Kostantinos Lolos, por me foton e Arben Spahiut. ndërkohë ne lidhje me të dyshuarin tjetër, Arsen Preci, Prokuroria thotë se në celularin e e tij, u zbulua një mesazh që ai I kishte dërguar personit të njohur me emrin Mondi, të cilit i kërkonte të mos i japë policisë numrin e tij, ndërsa interesohej për makinën tip BMW.

“Në celularin e tij janë gjetur edhe 2 fotografi të bëra në datë 17 shkurt 2023, ku në pamje janë ambienti i hyrjes së një pallati, që të krijon dyshimin se Arseni ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e ndonjë personi”, theksohet në dosje. Nga hetimet dërgoi rezultoi se automjeti tip BMW ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës, ndërsa targat ishin vjedhur në Elbasan.

Prokuroria nuk e ka përcaktuar ende shënjestrën e atentatit, edhe për faktin se Erjon Alibej dhe kunati i tij, Spahiu janë në përplasje të forta me shumë personazhe të botës së krimit në Elbasan. Përplasjet e grupit Alibej me grupin kundërshtar Çopja, nisën pas ngjarjes te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë. Prej 2018 grupet janë ekzekutuar shumë personave, përshirë dhe Arjan Spahiun në Belgjikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME