Categories Lajme

“Këmbejnë kanabis me heroinë”, Antidroga e Athinës tregon rrugën e trafikantëve: Gomonet me drogë nisen nga Shqipëria në Turqi dhe deri në Marok

Siç duket trafikantët përdorin kryesisht rrugët e trafikut të drogës me mjete lundruese nga Shqipëria në Turqi dhe nga Maroku në Spanjë. Ky fakt është risjellë në vëmendje nga televizioni kombëtar grek ERT.  Kreu i Drejtorisë së Antidrogës së Athinës, Spyros Tsardakas, ka folur për rrugët detare të trafikut.

“Po flasim për skafistë që i gjejmë vetëm në garat e skafeve. Këto skafe janë shumë të shpejta, flasim për 60-70 milje më e pakta e shpejtësisë së tyre, vlera e të cilave i kalon 400.000 euro. Nisin nga Shqipëria, mbërrijnë në buzë të Peloponezit, ku mbushen me karburant. Më pas arrijnë në brigjet e Turqisë, dorëzojnë kanabisin, i cili aty ka vlerë më të shtrenjtë, e shkëmbejnë kryesisht me heroinë dhe kthehen pas”, tha ai.

Siç shprehet Tsardakas, këta skafistë preferohen nga grupet kriminale në Greqi, Itali por edhe në Spanjë. “Kemi evidentuar shqiptarë, të cilët ne i kishim objektiv për veprimtarinë e tyre kriminale dhe që në vazhdim kanë vepruar në zonën e Spanjës”, tha ai. Koha më e përshtatshme e veprimtarisë së gomoneve me drogë, sipas reportazhit, është ajo kur deti është 6-7 ballë me qëllim që ato mos të kapen nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME