Categories Lajme

“Kemi qëndruar disa orë jashtë spitalit me të sëmurin rëndë”, Allkja thirrje ministrisë: Ka mungesë të stafeve

Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja i ftuar ditën e sotme në Fax Neës foli në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë së Covid-19 në vendin tonë. Allkja theksoi se sistemi ynë shëndetësor ka shumë mangësi, duke shtuar se mungesë ka edhe në stafet mjekësore, dhe kryesisht për mjekë reanimator të kujdesit intensiv.

Mjeku ka treguar edhe në situatë me të cilën është hasur gjatë punës së tij të përditshme ku ka treguar e ka mbajtur me orë të tëra një pacient në gjendje kritike për jetën në ambulancë, për shkak se në spital nuk kishte vende. Sakaq më tej Allkja ngriti sërish problemin për trajnimin e mjekëve për kujdesin intensiv, ku shtoi se në fillim të pandemisë i ka bërë kërkesë ministres Manastirliu që të  që të niste trajnimi për mjekët për trajtimin intensiv.

“Nuk është vonë për trajnimin e mjekëve, kjo gjë nuk duhet të kthehet në një çështje politike, gjithçka që është për shëndetin e mjekëve duhet të bëhet.”- tha Allkja.

“Shqipëria është një vend i varfër i cili për sistemin shëndetësor financohet shumë pak. Për pasojë kemi një sistem shëndetësor të dobët me spitale që janë të denja për kushtet afrikane. Me staf të munguar, me profesionistë të munguar dhe me të gjithë mungesat që vijnë nga nën financimi i këtij sistemi.

Që kur filloi epidemia unë jam përpjekur që të marr vëmendjen e  instancave në mënyrë që të ndryshonin qasjen ndaj sistemit shëndetësor. Nuk mund të jetë shëndeti i pari kur ne jemi të fundit në e vendet e Ballkanit për sistemin shëndetësor më shumë mangësi. Kemi një sistem shëndetësor më shumë mangësi.

Nuk është se janë ezauruar krejtësisht kapacitete spitalore, pasi janë dinamike kapacitete spitalore. Mbrëmë kam qenë në shërbim dhe me ekipin tim kemi ndenjur disa orë jashtë spitalit me një të sëmurë rëndë, jemi detyruar disa herë që të ndërronim bombulat e oksigjenit dhe ndërkohë kishte dhe disa ambulanca të tjera që ishin në pritje.

Kjo nuk është e denjë për një shëndetësi për një sistem shëndetësor të shekullit të 21. Për një shëndetësi të trumpetuar aq fort.  Nuk është fjala për një pacient. Ne e kemi mbajtur në mënyrën e mundshme me oksigjen me barna për ti ruajtur kapacitetin respirator. Nuk është ky trajtimi adekuat ky është jetë shpëtues derisa ta lirohet një vend. Nuk është se është trajtimi i përshtatshëm me të sëmurët me statusin e Covid-19.

Në spitalin Covid 3 me aq sa kam dëgjuar janë 140 shtretër të cilët po ezaurohen. Problemi kryesor nuk është tek shtretërit, sepse në kushtet e jashtëzakonshme ku jemi ne çdo hotel mund ta përshtasësh si spital, por jo çdo njeri mund ta përshtasësh si mjek, pasi nuk mund të marrësh një arsmitar ta bësh mjek. Ashtu si çdo lloj terreni mund ta përshtasësh, problemi është tek stafet, sidomos tek stafet e kualifikuara, të cilët janë të dedikuar për shërbimin intensiv, mjekët reanimator dhe infermirët reanimator të cilët sot në Shqipëri janë me pakicë dhe jo vetëm në Shqipëri.  I kam nisur një letër ministrisë së Shëndetësisë në fillim të pandemisë, që të niste trajnimi për mjekët për trajtimin intensiv, por nuk kam marrë përgjigje. Ne kemi 1.1 mjek për 1000 banorë, ndërkohë që Greqia ka 5 mjek për 1000 banorë. Nuk është vonë për trajnimin e mjekëve, kjo gjë nuk duhet të kthehet në një çështje politike, gjithçka që është për shëndetin e mjekëve duhet të bëhet. Dua të saktësoj se këto nuk janë testime të djeshme apo të sotme, janë përgjigje të marra para një jave. Këto testime nuk janë realisht shifrat e të infektuarve të sotëm apo të djeshëm, por të një jave më parë. Kjo duhet të na shkundë.”– tha Allkja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME