Categories Lajme

Keni errësuar xhamat e makinës? “Kolaudimi”: Abuzuesit në listën e zezë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një reagim lidhur me xhamat e zinj të makinave, ku theksohet se nuk do të kalohet në kolaudim asnjë makinë me errësim xhamash jashtë normave dhe pa certifikim zyrtar përkatës.

Sipas DPSHTRR personat që nuk kanë lejen përkatës, do t’u refuzohet shërbimi dhe do të detyrohet të heqë filmat e çdo material errësues të pa certifikuar ose do duhet të kryejë procedurën e certifikimit për të vijuar me kolaudimin. Certifikimi i errësimit është me sistem online të dhënash, ndaj çdo drejtues mjeti që abuzon futet në listën e zezë dhe do të verifikohet lehtësisht si edhe do të penalizohet me: masa administrative; me humbje të drejte shërbimi nëse fallsifikon, rrit % e errësimit pas certifikimit, ose i shmanget tarifave përkatëse.

Njoftimi:

KUJDES Përveç kontrolleve në qarkullim për respektimin e kritereve për errësimin e xhamave të automjeteve (nga Policia Rrugore dhe DPSHTRR me matësa e masa ndaj çdo kundravajtjeje), çdo automjet që paraqitet për kolaudim në Qendrat e Kontrollit Teknik me xhama të veshur pa patur Certifikimin e DPSHTRR do t’i refuzohet shërbimi, do të detyrohet të heqë filmat e çdo material errësues të pa certifikuar ose do duhet të kryejë procedurën e certifikimit për të vijuar me kolaudimin! NUK KALON KOLAUDIMIN me errësim xhamash jashtë normave dhe pa certifikimin zyrtar përkatës

Rastet janë nga kontrolli periodik i mjeteve por edhe nga mjetet që ndalohen pas denoncimeve, sinjalizimeve dhe kontrolleve rrugore! Certifikimi i errësimit është me sistem online të dhënash, ndaj çdo drejtues mjeti që abuzon futet në LISTËN E ZEZË dhe do të verifikohet lehtësisht si edhe do të penalizohet me: masa administrative; me humbje të drejte shërbimi nëse fallsifikon, rrit % e errësimit pas certifikimit, ose i shmanget tarifave përkatëse!

NDALOHET KATEGORIKISHT ERRËSIMI I XHAMIT BALLOR! NDALOHET ERRËSIMI I XHAMAVE ANËSORE RESHTI I PARË, NËN 50% TEJÇIM DRITE! NDALOHET PËRDORIMI I FILMAVE ERRËSUES ME REFLEKSE PASQYRE! NDALOHET ERRËSIMI I XHAMAVE ANËSORE RRESHTI DY E TRE DHE FUNDORI, NËN 10% TEJÇIM DRITE!

Mirëinformohuni për kriteret, rregullat, procedurat zyrtare të errësimit të xhamave të automjeteve me materiale të homologuara, afatet, certifikimin dhe serviset, në webin tonë:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME