Në prangat e Policisë së Durrësit ka rënë një 46-vjeçar pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me Burg’.
Sipas Policisë i arrestuari është me iniciale L.B, banues në fshatin Bizë, Durrës, dhe akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Ai është arrestuar pas hetimeve të bërë nga Krimi Ekonomik e Financiar në Durrës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.