Categories Lajme

Kërkonte para në emër të Ramës, 30-vjeçari ‘ia hedh’ me shërbim prove, ja arsyeja pse

Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një 30-vjeçar i cili shfrytëzoi situaten e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të përfituar nga solidariteti i qytetareve, duke mashtruar. Arian Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1\3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite. Për shkak të gjendjës së rënduar shëndetësore dhe ndërhyrjes kirurgjikale që do kryente në zemër prokurori Arben Agovi kërkoi pezullimin e dënimit.

Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari e cila vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh. Kushti: I pandehuri nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale dhe duhet të mbajë kontakte të rregullta me zyrën vendore të shërbimit të provës së vendbanimit të tij. Arian Meli u prangos në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social FB publikoi dy numra llogaria dhe në emer të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetareve që të kontribuonin me vlera monetare për banoret e prekur nga tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME