Categories Lajme

Këto ushqime duhet t’i konsumoni vazhdimisht

Nëse ka ndonjë stinë që na rikthen ose na shton edhe më shumë dashurinë për ujin, ajo është vera. Në ditët e nxehta, asgjë nuk është më freskuese se një gotë uji me akull apo një zhytje në det. Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe mund të zbulojmë se po “hamë” më pak H20 sesa është e nevojshme për ta mbajtur veten të furnizuar me energji. Kjo është shumë e rëndësishme, duke qenë se gjatë verës dehidratimi bëhet edhe më i lehtë dhe diçka e tillë nuk i duhet askujt.

Shalqiri: Përbëhet nga 92% ujë dhe përmban edhe vitamina C, A dhe magnez.

Kastraveci: Përmban rreth 96% ujë dhe u jep shumë shije pjatave tuaja!

Sallata jeshile: Një sallatë e përzier me produkte të freskëta nuk është vetëm një vakt i shijshëm, por edhe një mundësi e mirë për hidratim. Në thelb, sallata jeshile është thjesht “ujë jeshil”. Domatet: Nëse jeni duke bërë një sallatë, gjithashtu mund të hidhni disa domate. Ato përmbajnë shumë ujë, por edhe kalium – i rëndësishëm nëse humbni shumë nga ky mineral duke u djersitur.

Luleshtrydhet: Luleshtrydhet kanë 91% ujë. Fruti i mbushur me fibra përmban gjithashtu shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë. Pjeshkat: Pjeshkat përbëhen nga rreth 90% ujë. Ju mund t’i prisni në copëza dhe t’i përzieni me kos, duke bërë një kos të shijshëm frutash (shtoni sa fruta të doni).

Pjepri: Pjeprin mund ta përdorni kudo në sallata, si vakt i vogël pasditeje (snack), në plazh, në drekë apo në mbrëmje. Përbëhen nga 90% ujë dhe janë të mbushura me vitaminë A. Portokalli: Përveç vitaminës C, portokallet përmbajnë 86% ujë, pra ndonëse është opsion më pak hidratues, mbetet i shijshëm për t’u konsumuar, kështu që pse jo?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME