Categories Lajme

KFOR konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tij në veri të Kosovës, serbët e mohojnë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në Kosovë se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në Zubin Potok njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dieles, ndërsa KFOR-i tha se nuk ka të lënduar e as dëme materiale.

Më herët, Policia e Kosovës hedhur poshtë raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin-Potok.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi. PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftimin për media.

Mediat serbe kanë raportuar të dielën mbrëma se rreth orës 19:45 janë dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok, dhe se të shtënat kanë ndodhur pasi Policia e Kosovës “ka dashur të heqë njërën nga barrikadat” në këtë komunë në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi në Facebook se “lojërat e presidentit serb Alesandër Vuçiç dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë””.

“Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet”, shkroi ai.

Ai tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se “Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës”.

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani tha se “mediat pro-regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin afër Zubin Potokut”.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka mohuar se serbët kanë qëlluar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zubin Potok.

“Informatat tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. “Serbët në veri i respektojnë pjesëtarët e KFOR-it, të cilët janë aty në përputhje me Rezolutën 1244”, tha ai për televizionin serb, Pink.

Ai tha se situata aktuale në Zubin Potok është “absolutisht e qetë” dhe se “njerëzit janë të vendosur të qëndrojnë në barrikada”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, tha mbrëmjen e 25 dhjetorit se është takuar me Vuçiqin, ku më pas është nisur për në Rashkë – komunë në jugperëndim të Serbisë.

Ai tha për televizionin Pink, se situata në Kosovë është e tillë që kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë, siç tha ai, “vijës administrative”. Megjithatë, Mojsiloviq nuk komentoi se çfarë ka ndodhur në Zubin Potok, por tha se “detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë precize dhe të qarta”, dhe se si të tilla ato do të “zbatohen dhe realizohen plotësisht”, por pa treguar se për çfarë detyrash bëhet fjalë, shkruan REL.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës?
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME