Categories Lajme

Kishte kryer vepra të ndryshme penale në Itali, kush është komisari i shkarkuar nga detyra

I dënuar në Itali për prostitucion dhe dyshime për ryshfet, shkarkohet kreu i Policisë në Burgun e Peqinit. Kryekomisari Besnik Kaptelli, i cili mbante postin e shefit të Policisë së Burgut të Peqinit, mësohet se është shkarkuar nga detyra disa ditë më parë.

Dyshohet se Kaptelli ka qenë i dënuar nga shteti italian për shfrytëzim prostitucioni. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se 47- vjeçari Kaptelli është dënuar me 5 vite burg nga një gjykatë në Torino, si tutor i shfrytëzimit të prostitucionit, vend ku ka jetuar për disa vite si emigrant.

Përveç këtij fakti, Kaptelli dyshohet se pak kohë më parë i ka dhënë leje në këmbim të një ryshfeti një të dënuari me probleme në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Nga ana tjetër, të burgosur të tjerë kanë bërë denoncime për komisarin, duke e akuzuar për ryshfet. Në vendimin për shkarkimin nga pozicioni që mbante të Besnik Kaptellit, cilësohet si i papërshtatshëm për detyrën.

Kaptelli është lakuar për postin e tij edhe një vit më parë pikërisht në muajin maj të vitit 2017, kur kishte postin e shefit të Policisë së Burgut të Kosovës. Mjeti i tij u shkrumbua tërësisht nga flakët në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës. Asokohe u dyshua se mjeti i tij u dogj për shkak të detyrës. Kaptelli ka mbajtur poste të larta, kryesisht në burgje. Më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit në Burgun e Peqinit.

Po ashtu, ai ka qenë një nga dëshmitarët në komisionin hetimor për pajisjen përgjuese “IMSI catcher”. Denoncimin për akuzën për korrupsion ndaj tij e ka bërë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Në vend të tij është emëruar kryekomisar Faik Basha, i cili ka mbajtur disa detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe së fundmi mbante detyrën e specialistit të Policisë në Sektorin e Burgim/Paraburgimit.

Por, 47-vjeçari u rikthye sërish në Policinë e Shtetit, kur Ministrinë e Drejtësisë e mori Etilda Gjonaj, duke u caktuar shef i Policisë në Burgun e Peqinit, detyrë që e mbante deri pak ditë më parë.
Besnik Kaptelli ishte gjithashtu një prej të pyeturve nga Komisioni parlamentar Hetimor për hyrjen e pajisjes përgjuese “IMSI-catcher” në Burgun e Peqinit.

Ai mohoi të ketë pasur dijeni për pajisjen, duke shtuar se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Artur Zoto, ka pritur në zyrë në kohën që ka qenë drejtori i Burgut të Peqinit një oficer të Policisë, Entjol Xhelilin. Besnik Kaptelli u shpreh se oficeri i Policisë është futur me makinë sipas rregullores dhe protokollit të burgut, ndërsa e ka pritur për 15 minuta në zyrë ku ka diskutuar për çështje sensitive për bashkëpunimin mes institucioneve dhe më pas është larguar./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME