Categories Lajme

Kishte trupa në çdo dhomë/ Shuarja e familjes Bllaca, detaje

Një familje në Gjilan është shuar krejtësisht, duke shënuar kështu një nga krimet më të rënda, që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Në momentin kur policja e Kosovës vr au prindërit dhe dy vëllezërit e saj, njëri prej tyre ishte në gjumë. Tek secila viktimë ajo kishte shkrepur së paku nga dy p lumba. Gazeta Express sjellë detaje të rënda për kri min e pesëfishtë që ndodhi dje në familjen Bllaca.

Në secilin cep të shtëpisë dykatëshe në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, pasditen e 18 shkurtit, u gjet nga një vikt imë. Në atë shtëpi u vranë katër anëtarët e familjes Bllaca. Kri mi i rëndë, sipas organeve të hetuesisë kosovare, tashmë është konfirmuar se u krye nga vajza e vetme e familjes Bllaca, Valdetja, e cila kishte qenë edhe zyrtare policore në Policinë Rajonale të Gjilanit. Por, detajet e e ngjarjes më pesë viktima ende kanë mbetur misterioze.

Në bazë të hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët dje kanë qenë në vendin e ngjarjes, të vrarët ishin në pjesë të ndryshme të shtëpisë. Sipas informatave të Gazetës, njëri nga vëllezërit Bllaca dyshohet se u vr a në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë ku jetonin familja Bllaca. Ai, aty u gjet pa shenja jete. Tjetri djalë i familjes Bllaca, u gjet i shtrirë në korridorin e shtëpisë.

Ndërkohë që njollat e gja kut kishin përfshirë thuajse të gjithë shtëpinë. Kri min e rëndë, policja e Kosovës, Valdete Bllaca dyshohet se e vazhdoi në dhomën e ndejës, aty sipas burimeve gjendej babai i saj 70-vjeçar, të cilin e vr au e bija. E vdekur në ambientet e kuzhinës së shtëpisë u gjet edhe nëna e Valdetes, 64-vjeçare.

Por, Valdete Bllaca pas v rasjes së katër anëtarëve të familjes, kishte qënduar për disa orë afër kufo mave të tyre. Më pastaj brenda derës hyrëse të shtëpisë së saj, ajo dyshohet se i dha fund jetës së saj. “Kishte ku foma gjithandej. Që nga kati i dytë i shtëpisë e deri në dhomën e ndejës”, e kanë përshkruar ambientin e shtëpisë hetuesit që kanë qenë brenda saj. Tek secila vik timë kishte së paku dy plumba të shkrepur. Por motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Tashmë ka të dhënë se autorja është trajtuar te psikologu. Autopsia e trupave pritet të përfundojë sot. Për ceremoninë e va rrimit pritet të vendoset brenda ditës së sotme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME