Categories Lajme

Kjo është pajisja që ju lexon targën kur jeni me shpejtësi! Për 4 ditë kapen mat 758 shoferë që kishin gjoba të papaguara

Prej ditës së mërkurë policia e shtetit është pajisur me një pajisje që lexon automatikisht targat e cila do të përdoret bashkë me makinën inteligjente, radarët dhe dronët e cilësisë së lartë.

Policia njofton se prej ditës së mërkurë gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 758 automjete që kishin nga 3 deri në 15 gjoba të papaguara.

Ndërkohë përmes dronit, janë evidentuar 234 automjete që kanë kryer parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masa administrative të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Shtohen pajisjet logjistike bashkëkohore dhe mjetet inteligjente, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Një tjetër pajisje inteligjente në shërbim të Policisë së Shtetit, e cila do të pasohet shumë shpejt me një flotë prej 10 mjetesh të tjera, me pajisje moderne për matje shpejtësie dhe identifikues shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Prej të mërkurës, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka në përdorim një pajisje bashkëkohore, lexues automatik targash, krahas makinës inteligjente POLISCAN, radarëve automatikë dhe dronëve të cilësisë së lartë.

Si rezultat i përdorimit të kësaj pajisjeje, e cila është e vendosur në një automjet të shpejtë të Policisë Rrugore, dhe përdoret në të gjithë territorin e vendit, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 758 automjete që kishin nga 3 deri në 15 masa administrative të pashlyera.

Drejtuesit e këtyre automjeteve, pasi janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, pas sinjalizimit të Njësisë Operacionale, kanë shlyer masat administrative.

Njëkohësisht janë evidentuar me dron 234 automjete që kanë kryer parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masa administrative të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar, nga makina inteligjente Poliscan, 966 raste të tejkalimit të shpejtësisë, në të gjitha akset rrugore në vend, shkelje për të cilën, ndëshkimi varion nga masë administrative deri në pezullim të lejes së drejtimit dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që kanë masa administrative të pashlyera, të kryejnë menjëherë pagesat e papaguara, pasi kontrollet në të gjitha rrugët do të jenë akoma më intensive.

Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët urbane dhe interurbane monitorohen nga punonjësit e Policisë Rrugore, që kanë tashmë në dispozicion më shumë pajisje bashkëkohore, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME