Categories Lajme

Klodiani ishte kurbani i rradhës së bregdetit tonë famëkeq, që duhet quajtur bregdjall më mirë/ shkruan kushërira e 41 vjeçarit që u vra dje në Sarandë

Vrasja në Sarandë e ditës së djeshme ku një 24 vjeçar nga Laçi goditi për vdekje 41 vjeçarin nga Tepelena, ka tronditur edhe më shumë njërëzit duke shtuar serinë e ngjarjeve tragjike të kësaj vere në bregdetin shqiptar. Të vrarë dhe të zhgënjyer janë familjarët e tyre.
Ja çfarë shkruan kushërira e Klodian Bakiaj:

Për një parking, të marrësh një jetë është çmenduri.

Nga Zhaneta Barxhaj, Kjo verë e mbushur me gjëma na ka tronditur si asnjëherë më parë. Djem dhe vajza, prindër e fëmijë vijnë të kalojnë disa ditë të qeta me të afërmit e tyre, jo të ikin me arkivole, ndaj mos u ktheni për pushime…

Klodiani ishte kurbani i rradhës së bregdetit tonë famëkeq, që duhet quajtur bregdjall më mirë. Për një parking, të marrësh një jetë është çmenduri. Në çfarë kafshësh jemi shndërruar kështu?!

Kishte vite që kishte ikur jashtë shtetit dhe unë e mbaj mend fare të ri me flokët e errëta dhe sytë e shkruar, më i miri ndër vëllezërit e tij. I qetë, i respektuar e veçoja nga gjithë të tjerët ( të gjithë kushurinj i kisha), por ai rrezatonte mirësi.

Do të mbaj mend si atëherë, kur më hipe për herë të parë në motor, dhe më thoje, mos ki frikë motra.

Tani, më duhet të të them mes lotësh, mos ki frikë vëlla… Zoti do kujdeset për ty, më shumë se egërsirat e kësaj toke… Prehu në paqe Klodi 😢😢

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME