Categories Lajme

KLSH nis kontrollin ndaj Ogerta Manastirliut

Konkretizimi i deinstitucionalizimi të fëmijëve pa kujdes prindëror në kuadër të një projekti pilot, ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit për shkak të mbylljes së këtyre institucioneve.

Në lidhje me këtë situatë ,ka reaguar dhe Kontrolli i  Lartë i Shtetit i cili ka nisur një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke patur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021.

Kontrolli tashmë ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure. KLSH do të verifikoj formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli, për të garantuar jetesën e tyre.

Fëmijët e jetimoreve  deri në dhjetor do detyrohen të  kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë.

Në shtëpinë e fëmijëve, procesi ka nisur në shtator të vitit 2019- të ku me VKM është pasqyruar deinstitucionalizimi i fëmijëvë ku më pas nuk janë pranuar gjithashtu dhe raste të reja duke minimizuar artificialisht numrin e fëmijëve që kanë hyrë në institucion.

Kontrolli ka marr shkas nga materialet mediatike ku ,kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish.

Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma, duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues.

Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME