Categories Lajme

KLSH zbulon abuzimet/ Ish-drejtori i AKU harxhoi karburant duke qëndruar në zyrë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko, sipas një kontrolli të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë financiare të AKU, ka shpenzuar karburant me makinën e tij, në një kohë që rezulton të ishte në zyrë. Sipas raportit, në 14 raste, ish-drejtori i AKU-së në vitin 2017, ka qenë prezent në institucione, ndërkohë që në autorizimet e shërbimit përshkruhet sikur ka qenë në lëvizje apo në distinacione të ndryshe.

“Nga auditimi i shpenzimeve të karburantit për vitin 2017, pas verifikimit të fletë udhëtimeve për mjetin me targë, TR0996L me të cilin ka kryer lëvizje kryesisht z. D. S. me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i AKU, nisur nga shpeshtësia në kronologji dhe konsumi i karburantit u krye kryqëzim i daljeve së shkresave nga portokolli të firmosura nga drejtori i AKU-së dhe Autorizim Shërbimeve, ku rezultoi se: Në 39 raste në këto autorizime nuk evidentohen kërkesa për shërbim, apo dokumentime justifikuese e vërtetuese si (kupona tatimorë) të lëshuar nga furnizuesi që mund të vërtetonin furnizimin e mjetit përkatës sipas targës e datave të autorizimeve. Në 14 raste prej tyre është evidentuar se Drejtori i Përgjithshëm rezulton të ketë qenë prezent në institucion dhe jo në lëvizje apo destinacionin siç është përshkruar në autorizimet e shërbimit, kryesisht jashtë Tiranës dhe me largësi mbi 100 km”, thuhet në raport.

Sipas raportit, “D. S. ish Drejtor i Përgjithshëm i AKU për periudhën Janar-Tetor 2017, për sasinë 910 litra benzinë, 910 X 173.05 lekë/litër= 157,475 lekë duke rënë ndesh me pikën nr. 36 të Udhëzimit nr. 30, datë. 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Mbi menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, ku përcaktohet se ne lidhje me dokumentimin e lëvizjes së aktiveve duhet që: Dokumentacioni quhet i rregullt kur përshkruan me vërtetësi veprimin ose ngjarjen, përmban të dhëna për shkakun e veprimit, datën dhe vendin e kryerjes, objektin, treguesit sasiorë dhe ato të vlerës, personat që kanë urdhëruar dhe ekzekutuar veprimin dhe të tjera të dhëna të nevojshme që i japin dokumentit forcën e një prove ligjore ose administrative. Dokumentet duhet të jenë pa korrigjime, të lexueshme dhe të eliminojnë mundësinë për gabime, harresa, numërim të dyfishtë, si dhe atë të mashtrimeve”.

Faksimile e Raportit të KLSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME