Lajme

Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” ishte i ftuar në shkollën e mesme “Mustafa Qemal Ataturk”

Në kuadër të muajit të letërsisë, Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” ishte i ftuar në shkollën e mesme “Mustafa Qemal Ataturk”.

Rrethi letrar i shkollës, nën drejtimin e mësueses së apasionuar Kela Dano, demonstroi krijime dhe interpretime në letërsi, pikturë dhe muzikë. Poetet Rudina Papajani, Kozma Billa, M Mara dhe Jorida Dauti bashkëbiseduan me talentet e reja dhe interpretuan nga krijimtaria e tyre.

Befasi e këndshme edhe interpretimi modest nga krijimtaria e drejtorit te shkollës, Sokol Gjika. Takimi u karakterizua nga entuziazmi dhe respekti reciprok.

Në kuadër të muajit të letërsisë Klubi “P.Marko” do të ketë dhe veprimtari të tjera letrare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: